Me këtë recetë, kosin e zakonshëm e bën të jashtëzakonshëm!

Me këtë recetë, kosin e zakonshëm e bën të jashtëzakonshëm!

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kush tha se nuk niset dita me kos? Pa provoje njëherë këtë metodë që të sugjeron Neps.al

Ingredientët

  • 4-5 mjedra të ngrira
  • 200 gram kos
  • 1 lugë kafe vanilje
  • Miks i vogël arrash, bajamesh të thërrmuara
  • 1 lugë gjelle fara luledielli të qeruara
  • 1 banane e prerë në copa të vogla rrumbullake

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni kosin. Sipër i shtoni arrat, bajamet e thërrmuara, farat, bananen dhe mjedrat.

2

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe koha për t’i shijuar erdhi!

Lini një koment