Me këtë recetë, do t’i përgatisni kuleçët sa hap e mbyll sytë!

Me këtë recetë, do t'i përgatisni kuleçët sa hap e mbyll sytë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 250 gram kos
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • 15 gram me sodë buke
  • 1 lugë kafe sheqer

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe bashkoni miellin, vezën dhe i trazoni mirë. Shtoni kosin, kripën, sheqerin dhe vajin e ullirit. I trazoni mirë dhe në fund i shtoni sodën.

2

Punojeni mirë brumin dhe e lini të qendrojë për një orë në frigorifer.

3

Pas kësaj e ndani në pjesë të vogla dhe e skuqni në vaj të nxehtë.

4

Shoqërojini me djathë ose me reçel. Ju bëftë mirë!

Lini një koment