Makarona me karkaleca dhe miell misri, super të shijshme

Ingredientët

  • 500 gr karkaleca të mëdhenj, të qëruar
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle hudhër, të grirë
  • 1 1/2 gota qumësht
  • 1 gotë djathë parmixhano
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • Lëng nga 1/2 limom, përafërsisht. 1 lugë gjelle
  • Majdanoz, për garniturë
  • 1 pako makarona

Udhëzimet

1

Në fillim vendosni makaronat të zihen në ujë të valuar

2

Ngrohni vajin në një tigan të madh.

3

Shtoni hudhrat, karkalecat dhe qepën, derisa karkalecat të jenë gatuar afërsisht 3-4 minuta.

4

Hiqni karkalecat dhe lërini në një tas të vogël mënjanë.

5

Shtoni qumështin në tigan dhe ziejini duke e përzier herë pas here.

6

Shtoni miellin e misrit, parmixhanon, kripë dhe piper dhe lërini të zihen derisa salca të trashet pak 2- 4min.

7

Shtoni salcën dhe karkalecat tek makaronat dhe përzijini deri sa të kombinohen mirë të gjithë përbërësit.

8

Para se t’i shërbeni hidhuni sipër majdanoz të grirë.

Lini një koment