Lulelakër pure, recetë për të vegjël e të rritur!

Lulelakër pure, recetë për të vegjël e të rritur!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 lulelakër me madhësi mesatare
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë
  • ¼ filxhan me djathë parmigiao
  • ½ lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me piper
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • 1 qepë e njomë e grirë imët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni lulelakrën për të zierë.

2

E lini për 8-10 minuta.

3

Më pas e transferoni lulelakrën e ndarë në lule të vogla në një mikser.

4

I shtoni edhe djathin çedar, parmigianon, kripën, piperin, hudhrën.

5

Sapo masa të bëhet kremoze e shërbeni nëpër pjata me pak qepë të njoma sipër. Shijojeni!

Lini një koment