Limonadë e freskët shtëpie me 4 përbërës, për një tretje sa më të mirë!

Limonadë e freskët shtëpie me 4 përbërës, për një tretje sa më të mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Falë përbërësve që ka, receta e kësaj limonade të këndshme shtëpie do ju ndihmojë me tretjen dhe do përshpejtojë si rrjedhojë organizmin. Eshtë shumë e shëndetshme, e shijshme dhe ju jep kurdoherë një shije freskie!

Ingredientët

  • 1 limon
  • 6-7 gjethe menteje
  • 1 kastravec me madhësi mesatare
  • 2 feta rrumbullake ananasi
  • 1.5 litër ujë

Udhëzimet

1

Në një kanë me ujë shtrydhni 1/2 e limonit.

2

Pjesën që mbetet e prisni në feta dhe ia shtoni ujit.

3

Shtoni gjethet e mentes, fetat e kastravecit dhe fetat e ananasit.

4

I lini për të paktën 35 minuta në frigorifer dhe më pas mund të konsumoni 1 gotë, para çdo vakti.

Lini një koment