Levrek furre me patate

Levrek furre me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 4 peshq (levrek)
  • 4 patate
  • 4 karota
  • 3 kunguj
  • 150 gram ullinj të zinj
  • 4 thelpi hudhër
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë peshqit. Brenda i kriposni, i fusni një thelpi hudhër të shtypur dhe pak majdanoz. Veproni kështu për secilin peshk.

2

Merrni një tavë dhe e lyeni me vaj ulliri.

3

Në bazë vendosni patatet e prera në feta. Sipër vendosni peshqit.

4

Shtoni pjesën tjetër të patateve, karotat dhe kungujt e prerë në copa të vogla.

5

Në fund shtoni ullinjtë pa bërthamë, vaj ulliri dhe piper.

6

Futeni tavën në furrë në temperaturë 180 gradë, për 40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment