Lëngu i jetës me rrepa dhe selino. Forcon imunitetin, përmirëson shikimin dhe tretjen!

Lëngu i jetës me rrepa dhe selino. Forcon imunitetin, përmirëson shikimin dhe tretjen!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kushtojini vetëm 5 minuta kohë dhe dijeni se i keni bërë vetes një nder të madh!

Ingredientët

  • 2 rrepa të mëdha
  • 4 karota
  • 2 mollë
  • 6 degë selino
  • 2 lime
  • 1 lugë kafe xhinxher pluhur

Udhëzimet

1

Zieni rrepat, i qëroni dhe i kaloni në një blender.

2

Kullojeni tulin dhe lëngun e kaloni në një kanë.

3

Qëroni mollët, karotat dhe i merrni lëngun së bashku përmes një shtrydhëse frutash.

4

Veproni kështu edhe me selinonë.

5

Bashkoni lëngun e selinosë, mollëve, rrepave dhe karotës në kanë.

6

Tani shtoni lëngun e limeve dhe xhinxherin pluhur. E përzieni mirë dhe ruajeni në frigorifer për të paktën 30 minuta.

7

Mund ta konsumoni në mëngjes, drekë a darkë me pak akull nëpër gota.

Lini një koment