Lëng i freskët kastraveci, mënyrë e shkëlqyer për të hidratuar trupin tuaj!

Lëng i freskët kastraveci, mënyrë e shkëlqyer për të hidratuar trupin tuaj!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Një gotë nga lëngu i kastravecit përmban vetëm 45 kcal dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë!

Ingredientët

  • 6 gota ujë
  • 2 kastraveca
  • lëngu i një limoni+ lëkura e tij
  • 6-7 gjethe menteje të lara

Udhëzimet

1

Kastravecat do i lani dhe do i qëroni.

2

Bashkoni të gjithë përbërësit në një blender dhe i trazoni për 2-3 minuta derisa të krijoni një masë homogjene.

3

Shërbejeni lëngun nëpër gota dhe shijojeni. Mund ta ruani në frigorifer deri në 24 orë.

Lini një koment