Le të fillojmë punën për të shijuar një kek fantastik me çokollatë fondente!

Le të fillojmë punën për të shijuar një kek fantastik me çokollatë fondente!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Pa më thuaj, a s'të shkoi goja lëng?

Ingredientët

  • 1 çokollatë fondente (e thërrmuar imët me dorë)
  • 3 kokrra vezë
  • 3 gota miell
  • 1 gotë kos
  • 1/2 gotë vaj luledielli
  • 1 gotë sheqer
  • 1 zarf vanilje
  • 1 zarf pluhur pjekjeje
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tas kombinoni dhe trazoni mirë vezët, vajin dhe kosin.

2

Në një enë tjetër përzieni miellin, sheqerin, kripën, vaniljen dhe pluhurin pjekës.

3

Tani i bashkoni të dy masat bashkë duke i shtuar edhe copëzat e çokollatës (jo të gjitha).

4

Merrni formën e kekut, e lyeni me pak gjalpë gjithandej dhe sipër shtoni masën e kekut.

5

E spërkasni sipër me copëzat e mbetura të çokollatës.

6

E fusni në furrë për 45-50 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment