Kungull në tavë. Eshtë kaq i shijshëm!

Kungull në tavë. Eshtë kaq i shijshëm!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Absolutisht mënyra më e mirë për ta shijuar kungullin. Bini dakord me mua?

Ingredientët

  • 1 kungull të madh ose 2-3 kunguj të vegjël portokalli
  • 100 gram fara luledielli
  • 4 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • 4 degë rozmarinë

Udhëzimet

1

Lani kungullin duke i larguar mirë dheun që mund të ketë jashtë.

2

Ndajeni përgjysmë dhe i hiqni farat që mund të ketë.

3

E vendosni në një tavë dhe sipër i shtoni mjaltin, shurupin dhe rozmarinën.

4

I fusni në furrë për gati 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

5

Më pas i nxirrni, i lini të ftohen disi dhe shijojini me një lugë!

Lini një koment