Sugjerojmë:

Kunguj pikant, krokant dhe të skuqur. Sa të shijshme!

Kunguj pikant, krokant dhe të skuqur. Sa të shijshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 4 kungulleshka të prera në shirita të trashë
  • 1/2 gotë miell
  • 2 vezë
  • vaj luledielli për skuqje
  • Për galetën që lyhen kungujt:
  • 1 gotë me galetë
  • pak kripë, piper
  • 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji qepë pluhur

Udhëzimet

1

Përzieni bashkë me galetën të gjithë erëzat.

2

Kungujt si fillim i lyeni me miell, pastaj me vezë dhe në fund me galetë.

3

Kështu veproni deri në fund për çdo shirit kungulli.

4

Në fund i skuqni në një tigan ose i piqni në furrën e parangrohur për 20 minuta në 200 gradë. Shijojini!

Lini një koment