Kuba akulli me frutat tuaja të preferuara

Kuba akulli me frutat tuaja të preferuara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Perfekte për t'i dhënë një shije tjetër ujit të zakonshëm, smoothie-t, ose limonadës suaj të preferuar.

Ingredientët

  • Ujë i filtruar ose i zierë
  • Luleshtrydhe
  • Portokall
  • Limon
  • Kivi

Udhëzimet

1

Fillimisht lani frutat, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.

2

Merrni format e akullit dhe vendosni tek secila prej tyre, frutat që pretë. Sasia e frutave që do të përdorni dhe lloji varet nga dëshira juaj.

3

Shtoni tek secila pak ujë.

4

I vendosni në frigorifer dhe i lini në ngrirje për të paktën 4 orë ose gjithë natën.

5

Përdorini kubat me fruta, tek uji i zakonshëm për t'i dhënë një shije të veçantë. Do t'ju pëlqejë pa masë!

Lini një koment