Një ëmbëlsirë që vjen nga tradita lombarde, hahet me lugë dhe mund të aromatizohet me përbërës alkoolikë dhe të shijshëm sipas shijes suaj. Do t’ju pëlqejë gjithashtu sepse është i thjeshtë në përgatitje dhe nuk kërkon aftësi të mëdha prej shefi.
Përbërësit:
500 gr maskarpone
4 vezë të mëdha
80 gr sheqer
1 lugë gjelle marsala
Disa fruta pylli për dekor
Përgatitja:
Si fillim, rrihni 4 të bardha vezësh derisa t’i bëni marengë.
Në një enë tjetër rrihni 4 të verdhat me sheqerin derisa të merrni një masë shkumoze. Ndërkohë zbusni pak maskarponen duke e përzier me lugë.
Shtojeni maskarponen tek të verdhat e rrahura duke i përzier poshtë-lart. Shtoni më pas të bardhat e rrahura me lëvizje delikate gjithmonë nga poshtë-lart.
Nëse dëshironi, mund ta transferoni përbërjen në një xhep kuzhine në mënyrë që ta shpërndni në mënyrë uniforme.
Shërbejeni ëmbëlsirën nëpër gota duke i dekoruar me fruta pylli ose përbërës të tjerë sipas dëshirës.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment