Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Instagrami është kthyer padyshim në një "minierë" për receta të arta, të gatuara plot dashuri e profesionalizëm nga duart e amvisave për t'u patur zili. Nepsit sot i tërhoqi syrin kjo ëmbëlsirë fantastike dhe vendosni ta ndajë edhe me ju!
Fillimisht montoni bazën. Në një mikser bashkoni biskotat oreo dhe gjalpin e shkrirë.
Me ndihmën e një luge e hidhni masën nëpër tasa ose gota dhe i ngjeshni mirë me shpinën e lugës.
Më pas vijoni me përgatitjen e kremit. Të gjithë përbërësit i përzieni në një tas dhe më pas i vini në zjarr të avashtë.
Trazojini vazhdimisht në mënyrë që të mos krijojë kokrriza.
Kur ta shikoni që kremi është trashur ndajeni në dy pjesë jo të barabarta.
Tek pjesa që ka më shumë krem shtoni vaniljen. Tek pjesa që ka më pak shtoni kakaon.
Pasi janë ftohur masat, i shpërndani tek gotat.
Në fillim masën me vanilje e më pas atë me kakao, derisa të dalë si tek fotoja në recetë. Ju bëftë mirë!
Receta dhe foto kryesore marrë nga blogu "Helgas Kitchen" në Instagram
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment