Kos i ngrirë me gjalpë dhe copëza çokollate

Kos i ngrirë me gjalpë dhe copëza çokollate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Pse ta blini të gatshëm kosin me fruta, kur ka kaq shumë mënyra për ta përgatitur vetë dhe për ta shijuar deri në pikën e fundit....

Ingredientët

  • 3 banane (të prera në copa të vogla dhe të ngrira)
  • 285 gram kos grek
  • 240 gram gjalpë kikiriku
  • 175 gram çokollatë të zezë

Udhëzimet

1

Kombinoni të gjithë përbërësit në një blender, përveç çokollatës së zezë.

2

I përzieni mirë për disa sekonda, derisa të krijoni një masë homogjene.

3

Pas kësaj e kaloni masën në një enë. I shtoni sipër copëzat e çokollatës dhe e përzieni mirë.

4

E niveloni mirë kosin dhe e fusni në frigorifer për 2 orë.

5

Më pas e shërbeni nëpër gota dhe i shtoni sipër frutat tuaja të preferuara, ose ato që ju ndodhen në shtëpi.

Lini një koment