Komposto pjeshke. Përgatiti tani dhe shijoji në dimër!

Komposto pjeshke. Përgatiti tani dhe shijoji në dimër!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Për cilësinë e kompostove do të jeni të bindur vetëm nëse i përgatisni ato vetë. Prandaj nisni nga puna tani, për t'i shijuar kur temperaturat të ulen edhe pak....

Ingredientët

  • 10 kokrra pjeshkë
  • 2 litra ujë
  • 1 kg sheqer
  • Opsionale:
  • 1/2 lëng limoni
  • 1/2 bustinë vaniljeje pluhur

Udhëzimet

1

Lani mirë pjeshkët dhe i qëroni lëkurën.

2

I prisni në feta pak të trasha dhe i fusni në kavanoz qelqi.

3

Sipër i shtoni ujin me sheqer të cilen duhet ta keni zierë për disa minuta në zjarr mesatar.

4

Mbylleni kapakun fort dhe i lini edhe për 10 minuta të tjera të ziejnë në banjomari.

5

Pas kësaj i ruani kavanozat në vend të freskët, në mënyrë që t'i konsumoni në muajt në vijim.

6

Shënim: Përbërësit opsionalë mund t'ia shtoni kompostos para se ta mbyllni kavanozin për banjomari.

Lini një koment