Koktejl shtëpie me portokall (pa alkool)

Koktejl shtëpie me portokall (pa alkool)

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Mënyrë e zgjuar për të shfrytëzuar ato portokallet e mbetura në kuzhinë dhe sidomos ato që ju kanë dalë me shumë fara.

Ingredientët

  • 7 portokaj
  • 100 ml bitter
  • 100 ml ujë tonik ose schweppes
  • 2 shkopinj kanelle

Udhëzimet

1

Lani portokallet, shtrydhini ato dhe kullojini për t’i hequr farat me një sitë.

2

Lëngun ruajeni në një kanë qelqi.

3

I shtoni bitterin, ujin tonik dhe shkopinjtë e kanellës.

4

Tani e fusni në frigorifer për të paktën 30 minuta.

5

Shërbejeni të ftohtë nëpër gota, me disa kuba akulli dhe servireni me disa feta portokalli anash. Ju bëftë mirë!

Lini një koment