Koktejl me shalqi dhe vodka për ditët e verës

Ingredientët

  • Shalqi i prerë në copa
  • 50 cl vodka
  • 1 lugë sheqer pluhur
  • Akull i grimcuar
  • 1 copë shalqi për dekor

Udhëzimet

1

Fillimisht merrni shalqinin, vodkën dhe sheqerin dhe futini në një blender për 10 sekonda, deri sa shalqini të bëhet i lëngshëm.

2

Më pas, shtoni akullin, dhe përziejini të gjithë përbërësit për pak sekonda.

3

Zbukurojeni gotën me një cope shalqi të freskët dhe shërbejeni të ftohtë.

Lini një koment