Koha për një eksfolim. Le të përgatisim një skrab trupi me mente
Skrabi i trupit me mente është zgjidhja perfekte nëse po kërkoni një recetë bukurie natyrale për t’u provuar në shtëpi dhe që garanton një lëkurë të bukur: Zbuloni përgatitjen e tij!
Do t’ju mjaftojnë pak përbërës, 100% natyralë si kripa e trashë dhe mentja e në pak kohë do të keni skrabin ideal për trupin. Shumë shpesh, produkte që gjejmë në treg janë të bëra prej plastike, silici ose komponentësh të tjerë jo-natyralë. Megjithatë, nëse dëshira juaj është të kujdeseni për lëkurën e trupit me produkte natyrale, skrabi i bërë vetë është zgjidhja më e mirë.
Që një skrab të jetë vërtet efektiv, duhet të aplikohet të paktën njëherë në javë (për të pasur përfitime të dukshme): eksfolimi i lëkurës në fakt është shumë i rëndësishëm për ta pasur atë elastike, të tonifikuar dhe të butë. Eliminimi i qelizave të vdekura falë skrabit është shumë i nevojshëm për këtë qëllim, madje më mirë akoma nëse është 100% me përbërës natyralë. Shtimi i mentes në këtë rast, i dhuron trupit një ndjenjë freskie dhe ka një veprim detoksifikues, i dobishëm për ajrosjen e lëkurës dhe tonifikimin e saj.
Përbërësit:
Një filxhan kripë e trashë
2 lugë gjethe të freskëta menteje
2 pika vaj esencial menteje
2 lugë gjelle vaj kokosi
Përgatitja:
Hidhni kripën në një enë, shtoni menten e grirë imët, pikat e vajit esencial dhe vajin e kokosit.
Përziejini mirë derisa të gjithë elementet të jenë të përziera në perfeksion. Lëreni skrabin të pushojë disa minuta në mënyrë që kripa t’i përthithë mirë gjithë përbërësit e yndyrshëm dhe më pas vazhdoni me aplikimin.
Masazhoni me kujdes produktin në gjithë trupin dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët derisa të eliminoni çdo mbetje./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment