Sugjerojmë:

Këtë salcë veçse do ta shijoni pafund, mund ta përdorni si shoqëruese për çdo ushqim

Këtë salcë veçse do ta shijoni pafund, mund ta përdorni si shoqëruese për çdo ushqim

Ingredientët

  • 1 filxhan majonezë
  • ½ filxhan me kos grek
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • ¼ lugë gjelle me koper
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tas me madhësi mesatare bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.

2

E kaloni masën në një kavanoz qelqi dhe e ruani në frigorifer për disa orë.

3

Shijojeni salcën sipër mishit, pjatave tuaja të preferuara, por edhe kur përgatisni sanduiçin tuaj të preferuar në mëngjes.

Lini një koment