Këtë antipastë me pjepër dhe krudo do ta pëlqejnë të gjithë

Ingredientët

  • 100 gr proshutë krudo
  • 500 gr pjepër
  • 100 gr mozzarella
  • 1 lugë gjelle pesto xhenoveze
  • 10 gjethe borzilok

Udhëzimet

1

Në fillim presim dhe pastrojmë pjeprin.

2

Me një lugë pariziene e presim në topa të vegjël dhe e vendosim në një pjatë të madhe.

3

Pastaj shtojmë në pjatë mozzarella, proshutë krudo dhe pesto genovese.

4

I hedhim dhe borzilok për dekorim dhe antipasta është gati të shërbehet.

Lini një koment