Kek me rrush të thatë dhe mollë, ëmbëlsira më e dashur e shtëpisë!

Kek me rrush të thatë dhe mollë, ëmbëlsira më e dashur e shtëpisë!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 3 vezë
  • 1 filxhan çaji kos
  • 1 e 1/2 filxhan çaji sheqer
  • 1 filxhan kafe qumësht
  • 1 filxhan vaj bimor
  • 4-5 filxhan çaji miell
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 100 gr rrush i thatë
  • lëngu i një portokalli
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli
  • 1-2 mollë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1/2 lugë kafeje kanellë

Udhëzimet

1

Vendosim rrushin e thatë në lëng portokalli që të zbuten. Në një tas vendosim vezët të plota, kosin, sheqerin, qumështin, vajin dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë homogjene.

2

Shtojmë miellin pak nga pak, pluhurin pjekës si dhe 1 lugë çaji lëkurë portokalli. Punojmë brumin.

3

Shtrydhim rrushin e thatë nga lëngu i portokallit, i vendosim në brumë dhe vazhdojmë përzierjen.

4

Qërojmë mollën nga lëkura dhe e presim ne feta të holla. I spërkasim dhe ato me lëng portokalli dhe sheqer.

5

Lyejmë tepsinë me gjalpë, e pudrosim me miell dhe vendosim brumin në të.

6

Sipër brumit vendosim në formën e rrezes fetat e mollës duke shtuar mbi to dhe disa kokrra rrushi të thatë.

7

Në fund 1 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë kafe kanellë i përziejmë dhe pudrosim mollën në sipërfaqe.

8

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175- 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

9

Në fund pasi e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë mund ta lyeni sipër me pak reçel kajsie.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment