Kek me çokollatë dhe boronicë, për shije të mrekullueshme!

Ingredientët

  • 3 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 150 ml kos
  • 150 ml vaj ulliri
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 350 gram miell
  • 1 pako boronica të ngrira frigoriferi
  • 150 gram çokollatë
  • ½ filxhan qumësht

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni sheqerin me vezët.

2

Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe vazhdoni t’i trazoni. Tani shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe në fund boronicat e ngrira.

3

I trazoni mirë me një rrahës elektrik dhe do të shkoni që keku do të marrë një ngjyrë të këndshme vjolë e errët.

4

Masën e përftuar e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet ndadalë në 190 gradë.

5

Ndërkohë përgatisim çokollatën e shkrirë me banjomari. Në fund e përziejmë me pak qumësht.

6

Sapo keku të dalë nga furra, e lëmë të ftohet 5 minuta dhe i shtojmë çokokollatën sipër.

7

Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa copëza arrë kokosi.

Lini një koment