Kek i kripur. Je kurioz ta provosh?

Kek i kripur. Je kurioz ta provosh?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 50 gram djathë i bardhë
  • 300 gram miell
  • 3 kokrra vezë
  • 1 gotë kos
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 100 gram proshutë pule
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • 1 lugë çaji uthull

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me kosin. Shtoni vajin, djathin e grirë imët, proshutën e pulës të prerë në kubik dhe pak kripë.

2

I trazoni mirë me një lugë druri dhe në fund shtoni miellin, sodën e bukës dhe uthullën. Punojeni mirë masën dhe pas kësaj e vendosni në një tavë.

3

E fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment