Kebab me mish pule dhe proshutë

Ingredientët

  • Vaj perimesh, per grill
  • Gjoks pule pa lëkurë, rreth 2 kg të prera në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë gjelle uthull verë të bardhë ose të kuqe
  • 1 lugë çaji rozmarinë të copëtuar
  • 1 thelpi hudhër të grirë
  • 1/4 lugë çaji piper të kuq
  • Kripë
  • Djathë fontina të prerë në kube
  • 24 feta të holla proshutë
  • Domate të vogla

Udhëzimet

1

Lyejmë një skarë me vaj perimesh.

2

Hidhni mishin e pulës me vajin e ullirit, uthullën, rozmarinën, hudhrën, specin e kuq dhe kripën në një tas të madh.

3

Vendosni një kub djathë në një copë mishi pule dhe mbështilleni fort me një fetë proshutë.

4

Përsëriteni me djathin, pulën dhe proshutën e mbetur.

5

Vendosini në kebab copat e mishit bashkë me domatet e vogla ndërmjet.

6

Vendosini në skarë të piqen për rreth 10 minuta deri sa mishi të bëhet nga të gjitha anët.

Lini një koment