Karota të pjekura me mustardë, shije e veçantë që të mbetet gjatë në mendje!

Karota të pjekura me mustardë, shije e veçantë që të mbetet gjatë në mendje!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 kg karota
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 lugë çaji uthull balsamike
  • ½ lugë çaji me piper
  • ¼ lugë çaji me hudhër pluhur
  • ¼ lugë çaji kripë
  • Pak spec të kuq pluhur

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas të vogël bashkoni mjaltin, mustardën, vajin e ullirit, uthullën balsamike, piperin, hudhrën dhe kripën.

3

Karotat i lani mirë, i qëroni dhe i ndani përgjysmë.

4

I lyeni me masën që përgatitët dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I piqni për 20 minuta. Nga fundi i shtoni specin e kuq pluhur.

6

Shijojini disi të ftohta, pse jo, me një gotë verë!

Lini një koment