Karkaleca të zhytura në salcë limoni me mustardë

Karkaleca të zhytura në salcë limoni me mustardë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Seç na hahet, por se dimë. Si thoni për disa karkaleca që do ju bëjnë të lëpini gishtat?

Ingredientët

  • 250 gram karkaleca
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 filxhan kafe me lëng limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle verë të bardhë
  • 1/2 filxhan kafe me ujë
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Qëroni mirë karkalecat dhe i lani me ujë të bollshëm.

2

I vendosni në një tigan me pak vaj për t’i skuqur nga të dyjat anët.

3

I shtoni pak kripë, piper.

4

Sapo të skuqen i shtoni mustardën e përzierë paraprakisht me ujë dhe lëngun e limonit.

5

I përzieni mirë dhe i lini përreth 5 minuta në zjarr dhe sapo salca të trashet pak e fiksni sobën.

6

Shijojini të ngrohta, krahas sallatës suaj së preferuar!

Lini një koment