Hiqni dorë nga zakonet e vjetra, rutina ushqimore që ju duhet në verë është kjo…
Vera është stina që kërkon më shumë fruta, perime, orë të kaluara në diell, kripëra minerale dhe vaj ulliri. Jo vetëm për një trup perfekt, por edhe për një verë të kaluar shëndetshëm.
Që të jetë një verë e nxehtë dhe e kaluar mirë, zgjidhni këtë rutinë:
1.Ushqime të lehta
2. Kaloni kohë duke u ekspozuar në diell
Në kohën e lirë, gjatë ditëve të verës, kalo më shumë kohë në dritën e diellit. Pas shumë kohëve të kaluara brenda shtëpisë, mbuluar nga veshjet, trupi ka nevojë për dritë, por edhe për ushqime të freskëta dhe të lehta. Kështu, nuk e rëndon organizmin me një proces të gjatë tretjeje, që kërkon energji e që shpesh favorizon ndjesinë e nxehtësisë dhe gjumit.Ekspozimi nën rreze garanton në mënyrë të mjaftueshme prodhimin e brendshëm të vitaminës D.
3. Konsumoni kripëra minerale
Përveç shtimit të rrezeve diellore, detyrimisht trupi ndjen edhe rritjen e temperaturave. Të nxehtit favorizon djersitjen e bashkë me to organizmi humbet edhe kripëra minerale, që janë vërtet shumë të rëndësishme. Prandaj, në dietën tuaj, nuk duhet të mungojnë dozat e duhura të kripërave minerale.
4.Konsumoni domate
Luftoni radikalet e lira duke konsumuar sa më shumë domate. Vera është momenti i duhur për t’i shijuar në sallatë, të mbushura dhe si një garniturë për të gjitha pjatat e ftohta.
5.Fruta që në mëngjes
Filloje ditën me një dozë vitaminash, zëvendëso pijet e nxehta si kafeja dhe çaji me një lëng frutash të shtrydhura ose të centrifuguara. Është gotë plot me shëndet, ëmbëltues natyral, energji dhe shije.
6.Vaj ulliri
Cilësitë ushqyese të produktit të famshëm mesdhetar janë ideale për të mbrojtur lëkurën nga brenda. Vaji i ullirit ka aciditet të ulët, përmban vitaminë E, acide yndyrore dhe fenole. Është një antioksidues natyral.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment