Ngrohja dhe ringrohja e ushqimeve në mikrovalë bën që aroma e tyre të mbetet në muret e furrës së saj. Me disa metoda të thjeshta natyrale ju mund t’i largoni këto aroma të pakëndshme.
Si? fare thjeshtë.
Do t’ju duhen:
- tas që futet në mikrovalë
- limon
- leckë për pastrim
Hapi 1
Prisni limonin në feta të holla, më pas vendosini fetat në një tas me ujë.
Hapi 2
Futeni tasin me ujë dhe limona në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për 2-3 minuta. Pasi të stakohet mikrovala, lëreni edhe për 2-3 minuta të tjera. Avulli i ujit me limon do të ndihmojë në shpërbërjen e aromave që kanë ngecur në muret e mikrovalës.
Hapi 3
Hiqni tasin nga mikrovala dhe me leckën pastroni mbetjet e ushqimit. Do ta keni më të lehtë për shkak të avujve të krijuar aty.
Hapi 4
Hiqni pjatën që ka vetë mikrovala, shpëlajeni me ujin me limon dhe pastaj fërkojeni mirë.
Hapi 5
Vendosni tasin e mikrovalës në vend dhe lamtumirë aromave të pakëndshme!
Lini një koment