Hilja gjeniale: Për gështenja super të shijshme, ja ç’duhet bërë përpara se t’i pjekim
Eshtë vjeshtë dhe është fiks sezoni i gështenjave! Mishi i tyre i ëmbël, me energji dhe kalori ka nevojë të gatuhet mirë që të shijohet mirë. Dhe pse ndoshta duket e pabesueshme kripa është përbërësi kryesor që gështenjat të piqen më mirë.
Por pse t’i pjekim në kripë? Sepse kripa i mbron ato nga djegia dhe i mban të njoma.
Përgatitja e tyre bëhet kaq thjeshtë me këto hapa:
-Si fillim nëse kemi 500 gr gështenja na duhet 1 kg kripë deti e trashë dhe pak gjalpë i kripur për servirje.
– Pastaj ngrohim furrën në 175 ° C dhe shtojmë kripën në tavë.
-Pas kësaj çdo gështenjë e presim thellë me thikë në mes pa dëmtuar mishin e tyre.
-Gështenjat e prera i vendosim mbi kripë dhe i futim në furrë për 30 minuta.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment