Hidratoni dhe detoksikoni trupin me këtë limonadë të thjeshtë shtëpie!

Hidratoni dhe detoksikoni trupin me këtë limonadë të thjeshtë shtëpie!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 250 ml ujë
  • 100 gram sheqer
  • 2 kastravec të mesëm
  • 6 limona

Udhëzimet

1

Filloni me përgatitjen e shurupit, duke vendosur në një tenxhere në zjarr mesatar, ujin dhe sheqerin, derisa uji të jetë gati për të vluar dhe sheqeri të jetë shkrirë. Shurupin e përgatitur vendoseni në frigorifer për rreth 30 minuta.

2

Hidhni në blender kastravecat e prerë në copa dhe grijini derisa të jetë krijuar një masë homogjene. Shtoni pak ujë, nëse është e nevojshme, për të lehtësuar procesin e përzierjes.

3

Mbi një tas vendosni një kullesë, në të cilën vendosni një filter kafeje dhe hidhni mbi të përzierjen e kastravecit dhe kullojeni derisa të përftoni maksimumin e lëngut.

4

Më pas përzieni së bashku shurupin e përgatitur, lëngun e kastravecit dhe lëngun e limonave. Kjo pije konsumohet e ftohtë.

Shënime

Receta marrë nga: Veggies Tirana

Lini një koment