Nga neps. al17 Dhjetor, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Harrojeni kafenë! Për një mëngjes energjik konsumoni këto 7 ushqime
Është një mëngjes përtac dhe ju nuk keni aspak dëshirë të zgjoheni nga krevati, energjitë tuaja nuk janë në formën e duhur të tyre.
Mbase nuk jeni as nga ata persona që ju duhet një filxhan kafe të hapni sytë në mëngjes, por doza juaj e energjisë është diku tjetër. Ushqimi!
Këtu janë disa mënyra të thjeshta dhe të shijshme për një mëngjes më energjik se kafeja .
1.Mollët
Keni dëgjuar ndonjëherë thënien, “Një mollë në ditë e mban mjekun larg?” Epo, rezulton se mollët mund të mbajnë larg edhe gjumin gjithashtu. E mbushur me 13 gram sheqer natyror, molla është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u zgjuar. Nëse jeni duke shkuar në një klasë leksionesh në mëngjes dhe keni nevojë që truri juaj t’i kapë të gjitha, sigurohuni që të hani një mollë para se të dilni.
2.Vezët
Proteina, proteina, proteina. Jo vetëm që do të ndihmojnë që trupi juaj të jetë më muskulor, por do të grumbullojnë edhe energjinë e trurit tuaj. Vezët kanë ushqyes thelbësorë dhe të gjitha gjërat e duhura për të mbajtur trupin tuaj plot energji për një kohë të gjatë.
3.Qumësht me çokollatë
Sigurisht çokollata është një ushqim energjik. Nuk po themi të gëlltisni një çantë të tërë me çokollata, por një dozë e shëndetshme nuk dëmton askënd.
Qumështi është produkti i duhur ushqimor për kocka të shëndetshme. Proteinat ndihmojnë trupin tuaj për të bërë enzima të rëndësishme që dërgojnë sinjale në trurin tuaj për t’u zgjuar dhe për të lëvizur. Duke i shtuar edhe çokollatën bëhet akoma edhe më mirë.
4.Qitro
Sipas “The National Sleep Foundation”, agrumet mund ta bëjnë trupin më të vëmendshëm dhe rritin sistemin imunitar nëpërmjet Vitaminës C. Edhe nëse nuk jeni fans i madh i këtij fruti, sigurohuni që të merrni një sasi të vogël.
5.Tërshera
Tërshera ka shumë fibra dhe ka aftësinë t’ju mbajë plot energji për një kohë të gjatë.
6.Erëzat
E dimë që erëzat nuk janë me të vërtetë një ushqim. Por, kur shtohen në prodhime të caktuara për mëngjes, ata mund të japin kontributin e tyre në rritjen e energjive tuaja.
Erëza të tilla si kanellë, paprikë dhe piper i kuq, nxitin metabolizmin tuaj të zgjohet shumë shpejt.
7.Mjaltë
Më e pastër se sheqeri i bardhë, sheqer më i ëmbël se kafe dhe më i shëndetshëm se ndonjë ëmbëlsues i rremë. Mjalti ka sheqerna natyrale që rritin energjinë tuaj dhe trupi juaj do të zgjohet menjëherë.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment