Granita e lehtë me limon

Granita e lehtë me limon

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Ingredientët

  • 4 gota limonadë e gatshme me limon
  • ½ gotë me lëng ananasi
  • 10 kuba akulli me gjethe menteje brenda

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe shtoni brenda kubat e akullit me mente (që duhet t'i keni përgatitur më parë).

2

Thërrmojini mirë.

3

Shtoni lëngun e limonit dhe atë të ananasit.

4

Futeni tavën në frigorifer për 2 orë.

5

Çdo 30 minuta e nxirrni nga frigoriferi dhe e kruani akullin me një pirun në mënyrë që të krijohen kristale.

6

Në përfundim, kur të jetë gati e servirni nëpër gota ose nëpër limonat që i keni hequr tulin e brendshëm më parë.

7

Sipas dëshirës mund t’i shtoni brenda edhe pak nga pija juaj e preferuar alkoolike (psh vodka ose rum).

Lini një koment