Gjithmonë të ëmbël me reçelin e luleshtrydheve!

Gjithmonë të ëmbël me reçelin e luleshtrydheve!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Mund ta përdorni për ëmbëlsirat tuaja të preferuara, për mbushjen e brioshit ose për të lyer fetën e bukës.

Ingredientët

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 600 gram sheqer
  • lëngu i 1 limoni

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë luleshtrydhet.

2

Mund t'i ndani përgjysmë ose t'i lini ashtu siç janë nëse nuk janë shumë të mëdha.

3

Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni sheqerin, luleshtrydhet dhe lëngun e limonit. I përzieni vazhdimisht me një lugë druri

4

I lini për gati 40 minuta dhe kur e shikoni që masa është trashur e fikni zjarrin.

5

Lëreni reçelin të ftohet për pak minuta.

6

Kalojeni masën nëpër kavanozat e sterilizuar dhe ruajini në vende të freskëta e të errëta. Reçeli me luleshtrydhe është gati!

Lini një koment