Tiramisuja është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara në vendin tonë. Ajo rezulton gjithashtu edhe si një ndër më të shiturat në pastiçeritë e vendit dhe shumë e konsumuar edhe në restorante.
Shija e biskotave specifike për tiramisunë, kafeja, por edhe një sërë elementësh të tjerë e bëjnë këtë ëmbëlsirë të njohur italiane, t’i meritojë të gjithë komplimentet.
Tani e vërteta është, se kur e përgatit vetë, merr dyfsh kënaqësi.
Prandaj, si thua, nisim nga puna?
Çfarë na nevojitet:
500 gram djathë Mascarpone
6 vezë të freskëta (të verdhat veç nga të bardhat)
1 pako Hoopla
120g sheqer
4 lugë kafe turke ose ekspres (të zierë për 5 minuta në një tenxhere me ujë)
1/2 gotë me sheqer
300-400g biskota Savoiardi
kakao e hidhur për spërkatje në fund
Përgatitja:
Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.
Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në dy minuta.
Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë tek tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri.
Rrihni me rrahës elektrik dhe hooplan dhe i përzieni të tri masat bashkë.
Biskotat i lagim tek kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi.
E spërkasim me kakao të hidhur.
E mbulojmë me letër alumini ose me qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Ju bëftë mirë!
Ziejini patatet me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini mirë në një enë. Shtoni djathin e grirë, vezën, bukën e bluajtur, kripën, piperin dhe majdanozin. Përziejeni masën derisa të krijohet një brumë i trashë që formohet lehtë me...
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Lini një koment