Foto-receta/ Kek i thjeshtë shtëpie me kakao

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 35-40 minuta

Për 4-5 persona

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 gotë e gjysmë sheqer
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 2 lugë gjelle kakao pluhur e hidhur
  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
  • pak sheqer pluhur

Udhëzime: 

Në një enë rrihni vezët me sheqerin.

Shtoni gjalpin e shkrirë.

Shtoni miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe vaniljen. I përzieni mirë me një rrahës elektrik.

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj e miell. Shtroni sipër masën e kekut.

E fusni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 150 gradë.

Pasi të jetë pjekur, e ktheni kekun përmbys në një pjatë dhe i shtoni sipër pak sheqer pluhur. Ju bëftë mirë.

Receta dhe foto/Neps.al 

Lini një koment