Forconi imunitetin dhe luftoni gripin me recetën e çajit të borzilokut

Forconi imunitetin dhe luftoni gripin me recetën e çajit të borzilokut

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E ku ka më mirë sesa një çaj për të marrë veten nga gripi që na rrethon nga të gjitha anët këto kohë?

Ingredientët

  • 1 litër ujë
  • Një lugë gjelle lule kamomili
  • 4-5 gjethe të freskëta borziloku
  • 1 limon
  • Mjaltë

Udhëzimet

1

Në një ibrik me 1 litër ujë vendosni për të zierë kamomilin dhe borzilokun.

2

Sapo të marrë valë, shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me disa feta limoni.

3

Ëmbësojeni me mjaltë. Konsumi 2-3 herë në ditë është mëse i mjaftueshëm.

Lini një koment