Fokaçe e ëmbël me pjeshkë, për shije fantastike

Ingredientët

  • 5 kokrra pjeshkë
  • 3 të verdha veze
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 gotë qumësht
  • 100 gram miell
  • 1 majë luge kripë
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Lani, qëroni dhe prisni pjeshkët në feta-feta sa më të holla.

2

Në një enë rrihni vezët me sheqerin.

3

Më pas shtoni qumështin, miellin dhe kripën.

4

E përzieni edhe njëherë masën.

5

Merrni një tavë dhe shtroni në të masën që përgatitët.

6

Sipër radhisni fetat e pjeshkëve.

7

E fusni tavën në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment