Fileto pule të mbushura, absolutisht të shijshme!

Fileto pule të mbushura

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 800 gr fileto pule
  • kripë dhe piper të zi
  • 6-7 feta të holla spek
  • 2 kunguj të njomë
  • 2 lugë gjelle djathë grana
  • 200 gram mozzarella
  • Granitura
  • 1 vezë
  • pak qumësht
  • 3-4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
  • kripë dhe piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastrojmë kungullin dhe e grijmë atë në rende (nga ana më e trashë) vetëm tulin pa farat. E spërkasim kungullin e grirë me pak kripë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta.

2

Filetot e pulës të prera hollë i vendosim në një celefon dhe i shtypim lehtë. Marinojmë me kripë dhe piper të zi filetot dhe mbi secilën prej tyre vendosim nga një fetë proshutë spec.

3

Në mes të çdo fete speci vendosim nga 1 lugë gjelle kungull të grirë, por të shtrydhur mirë nga uji që ka nxjerrë.

4

Pasi vendosim kungull mbi të vëmë nga një copë ose topth të vogël mozzarella.

5

Bashkojmë skajet e filetos duke i ngjeshur me dorë pjesët anësore që janë bashkuar.

6

Rrahim në një pjatë vezën, kripë dhe piper të zi si dhe pak qumësht.

7

Në një pjatë tjetër vendosim bukën e thekur të grirë si dhe një lugë gjelle parmigiano ose djathë grana padana të grirë.

8

Kalojmë filetot e mbusura fillimisht në vezë e më pas në bukë të thekur të grirë dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtuar më parë letër pjekje të spërkatur me pak vaj.

9

Vendosim filetot e mbushura në tepsi, i spërkasim dhe sipër me pak vaj.

10

I vendosim në furrë në temperaturë 185-190 gradë Celsius për 30-35 minuta dhe më pas i servirim. Ju bëftë mirë!

Lini një koment