Fërgesë me mëlçi dhe gjizë, askush nuk i refuzon dot!

Ingredientët

  • 300 gr mëlçi
  • 1 qepë
  • 3 thelpi hudhër
  • Erëza
  • 300 gr gjizë
  • Majdanoz
  • 2 domate ose salcë
  • Miell
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në fillim presim qepën dhe hudhrat dhe i futim në tigan të skuqen.

2

Më pas shtojmë erëzat dhe mëlçitë e prera në copa të vogla kubike të bëra së pari me pak miell.

3

Më pas në tigan shtojmë domatet e grira imët ose salcën.

4

I përziejmë mirë dhe i lemë të gatuhen për pak.

5

Pasi kanë marrë valë u shtojmë pak ujë dhe majdanoz dhe i futim në tavë pjekje.

6

I futim në furrë për 20 minuta deri sa të piqen.

Lini një koment