Sugjerojmë:

Dreka për sot: Tavë me bamje!

Dreka për sot: Tavë me bamje!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 800 gram bamje
  • 600 gram mish viçi
  • 200 gram qepë
  • 150 gram speca jeshil
  • 400 gram domate
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Lani bamjet, i hiqni bishtat dhe i vendosni në një tepsi.

2

I shtoni dy lugë gjelle vaj ulliri, i përzieni dhe i fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

3

Ndërkohë një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën, hudhrat dhe thelat e mishit.

4

Pas 10 minutash shtoni specat e prera në copa të vogla, domatet pa lëkurë dhe dhe një gotë ujë. I përzieni edhe i lini në zjarr për disa minuta.

5

Tani nxirrni bamjet nga furra dhe i shtoni mbushjen që përgatitët. Shtoni pak kripë, piper dhe 1-2 gota ujë të vakët.

6

I fusni edhe njëherë në furrë për 20 minuta të tjera. Tava është gati, shërbejeni të ngrohtë!

Lini një koment