Donuts veganë me boronica

Donuts veganë me boronica

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Mos thoni që jeni me dietë se nuk ju besoj!

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 ½ lugë çaji me pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 1 filxhan me boronica (të freskëta ose të ngrira)

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas bashkoni gjalpin, qumështin, sodën e pjekjes, pluhurin pjekës, sheqerin, vaniljen dhe kanellën. I përzieni vazhdimisht derisa të kombinohen mirë.

3

Shtoni miellin gradualisht dhe vazhdoni t’i përzieni.

4

Në fund shtoni boronicat.

5

Tani merrni formën e silikonit për donuts.

6

Shtoni në të mbushjen që përgatitët dhe i lini të piqen për 20 minuta. Shijojini!

Lini një koment