Donuts të shijshme me mollë në 5 minuta. Pa gjalpë, pa sheqer, pa pjekje!

Donuts të shijshme me mollë në 5 minuta. Pa gjalpë, pa sheqer, pa pjekje!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 150 gram krem djathi
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 100 gram çokollatë e shkrirë
  • 1 lugë kafe ngjyrues ushqimor
  • 3 mollë
  • Copëza çokollatash me ngjyra, për dekor

Udhëzimet

1

Ndajeni kremin e djathit në tri tasa të vegjël. Tek tasi i parë shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, tek tjetra çokollatën e shkrirë dhe tek e fundit mjaltin e mbetur dhe ngjyruesin ushqimor.

2

Trazojeni secilën derisa përbërësit të jenë mirë kombinuar me njëri-tjetrin.

3

Lajini mirë mollët dhe i prisni në feta rrumbullake.

4

I vendosni nëpër pjata dhe sipas dëshirës vendosni tek fetët e mollët, mbushjet që përgatitët. Në fund i shtoni copëzat e çokollatës për dekor. Ju bëftë mirë!

Lini një koment