Doni që lavamani juaj të shkëlqejë? Zgjidhjen e gjeni vetëm tek soda e bukës
Kur pastrojmë lavamanin, shpesh harrojmë të pastrojmë edhe ato vrimat ku grumbullohen mbeturinat.
Mbeturinat sado të vogla që arrijnë të shkojnë përtej, jo vetëm që mund të sjellin bllokimin e tubave, por shkaktojnë edhe erë të keqe. Pas kësaj, ato janë vatra infeksioni dhe kush do donte të kishte në mes të kuzhinës, një burim papastërtish…
Atëherë, si t’ja bëjmë?
Për këtë ju nevojiten:
2 lugë gjelle sodë buke
2 lugë gjelle uthull
Udhëzime:
Pasi e keni larë lavamanin mirë, në darkë vendosni tek secila vrimë nga një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë uthull sipër.
E lini të veprojë gjithë natës dhe në mëngjes i shtoni ujë të bollshëm të nxehtë.
Kjo procedurë është shumë e efektshme dhe duhet ta provoni vazhdimisht, sa herë e keni ngarkuar lavamanin me mish, peshk apo perime.
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment