Doni bark të sheshtë? Eleminoni menjëherë këto ushqime
Barku i sheshtë është ëndrra e të gjitha femrave, mirëpo disa zgjedhin palestrën që ta arrijnë qëllimin, ndërsa të tjerat duhet të fillojnë të kenë kujdes me ushqimin. Disa ushqime ndikojnë në shtimin e dhjamit të barkut, prandaj bëni kujdes dhe eleminojini nga dieta juaj ushqimore.
1.Djathi
Djathi i përpunuar, është i tejmbushur në kalori dhe yndyra. Ndaj merrni shembull nga francezët, ata qëndrojnë larg djathit të përpunuar dhe të shkrirë.
2.Pijet me gaz
Mendoni se po të konsumoni kola dietike, ja hodhët fryrjes së stomakut? E keni shumë gabim, qëndroni larg të gjitha produkteve me sheqer dhe konsumoni vetëm ujë dhe lëngje të freskëta frutash.
3.Mish i përpunuar
Mishi mund të jetë një produkt i shëndetshëm në dietën tuaj ushqimore. Mishi i freskët furnizon trupin me sasi të konsiderueshme të proteinave, mirëpo mishi i përpunuar (proshutë) është i mbytur në yndyrë.
4.Alkool
I vetmi alkool që duhet të konsumoni është një gotë verë me miqtë në darkë. Vetëm kaq! Çdo produkt tjetër alkoolik, ju shëndosh.
5.Lëngjet e frutave
Ashtu siç pijet me gaz ju shëndoshin edhe lëngjet e frutave të cilat i blini në supermarket, kanë të njëjtin efekt. Ata përmbajnë shumë sheqer. Ndaj bëjini vetes një nder, përgatitini në shtëpi.
6.Buka
Buka ju shëndosh e sidomos nëse e konsumoni në mëngjes. Ndaj mendoni diçka më të shëndetshme si proteinat dhe frutat. Do e vini re ndryshimin menjëherë.
7.Kripë
Kripa ndikon në shtimin e yndyrës së barkut, ndaj zëvëndësojeni atë me erëza të fresktëta si borziloku apo majdanozi.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment