Domatet priten ndryshe për çdo recetë! Ja 3 mënyra që duhet t’i fiksoni mirë

Domatet priten në feta zakonisht për sanduiçë apo burger.

Priten në kubik për salca të ndryshme, frittata etj.

Priten në copa drejtkëndëshe zakonisht për sallata.

Përmes kësaj guide le të mësojmë hap pas hapi teknikat e thjeshta për secilën prej tyre:

Për fetat rrumbullake: Lani mirë domatet dhe i prisni sikurse në foto me ndihmën e një thike.

Rezultati do të jetë ky: 

Si ti presim domatet në kubik të vegjël?

Pasi keni kaluar hapin e mësipërm, i prisni fetat e domateve horizontalisht dhe më pas vertikalisht.

Rezultati do të jetë ky:

Për t’i prerë domatet për sallatë, fillimisht i ndani përgjysmë. Më pas i ktheni përmbys dhe i filloni i prisni sikurse në foto.

Nuk është nevoja ta hiqni pjesën jeshile, por nëse ju bezdis mund ta hiqni.

Kjo është forma klasike e domates për sallata

Burimi: feelgoodfoodie 

Lini një koment