Domate të mbushura me mish dhe oriz super të shijshme për familjen tuaj

Ingredientët

  • 2 qepë
  • 200 gr oriz
  • 3 domate
  • Vaj ulliri
  • 200 gr mish i grirë
  • Kripë
  • Piper
  • Kopër
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Si fillim zieni orizin me mënyrën e zakonshme.

2

Merrni domatet dhe me ndihmën e një luge u hiqni tulin.

3

Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën dhe më pas shtoni mishin e grirë.

4

E lini derisa të skuqet dhe më pas i shtoni orizin.

5

I përzieni mirë dhe rregulloji me kripë, piper, koper dhe majdanoz.

6

E lini orizin rreth 10 minuta .

7

Ndërkohë prisni imët tulin e domateve dhe shtojini në tigan. Shtoni gjithashtu edhe dy gota ujë.

8

Mbushini domatet me masën që sapo përgatitët dhe i fusni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

9

Mbështilleni tavën me letër alumini dhe shtoni brenda saj pak ujë.

10

Pasi të jenë gati, nxirrini nga furra dhe sherbejini.

Lini një koment