Dieta të mërzitshme dhe ushtrime pafund? Ja 10 mënyra për t’i hequr kilet e tepërta pa u sforcuar
Shumë njerëz luftojnë për të humbur peshë duke u sforcuar me dieta të mërzitshme dhe ushtrime të pafundme fizike.
Nëse edhe ju jeni të interesuar për të ditur disa mënyra të lehta për të humbur në peshë, i gjeni të renditura më poshtë:
1. Krijoni një regjim të shëndetshëm të pirjes së ujit Është e rëndësishme që të keni një regjim në mënyrën sesi e pini ujin gjatë një dite. Një regjim i saktë do ishte; 2 gota ujë me limon në mëngjes, një gotë para dreke, që do ndihmojë për tretjen e ushqimit, pasdite pini përsëri dhe sigurisht një gotë duhet ta pini në darkë.
2. Nuhatni mollë jeshile ose banane, para ushqimit Duket qesharake, por duke nuhatur aromën e mollës apo bananes para ushqimit stomaku juaj nuk do ndjejë shumë uri, kështu do hani më pak.
3. Ndizni një qiri me aromë vanilje në darkë Edhe kjo mund të duket qesharake, por në bazë të një studimi, aroma e vaniljes bën mrekulli për dobësimin. Aroma e vaniljes aktivizon reaksione kimike në tru që të heqin ndjenjën e urisë.
4. I bëni foto ushqimit Kur ju i bëni ushqimit foto, arrini të shikoni në detaje ushqimin dhe kështu mendoni më mirë se çfarë po hani. Nëse shikoni që ushqimi nuk është i shëndetshëm, ju me gjas do të hiqni dorë prej tij.
5. Blini enë kuzhine ngjyrë blu Nëse e rrethoni veten me enë me ngjyra blu, ju do të ndihmoni trupin të humbasë peshë. Sipas studimeve të fundit, ngjyra blu është një pengues i oreksit.
6. Vezë në mëngjes, ushqime pikante në drekë Është vërtetuar gjithmonë se ngrënia e vezës në mëngjes, ndihmon në humbjen e peshës. Kombinimi i saj me një ushqim pikant në drekë, do ndihmojë në forcimin e metabolizmit dhe ju do keni mundësi të dobësoheni.
7. Mendoni për sfidat që mund t’ju dobësojnë Nëse nuk mund të kryeni ushtrime fizike sfiduese, mendoni për gjëra më të thjeshta. Për shembull, një vrap i lehtë çdo mëngjes, apo çdo mbrëmje, do ju ndihmojë shumë në humbjen e peshës.
8. Fjetja në një dhomë të ftohtë Po, mund të humbisni peshë edhe duke fjetur. Nëse dhoma juaj është e ftohtë, trupi do të prodhojë më shumë nxehtësi për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë trupi djeg dhe kaloritë.
9. Përtypuni ngadalë dhe siç duhet Është e vërtetuar shkencërisht, që nëse hani ngadalë dhe si duhet do humbni peshë më lehtë. Kjo për faktin që përtypja e ngadaltë do ju ngopë më shpejt. Një vakt ideal zgjat 20 minuta.
10. Pini një gotë verë çdo ditë Një studim tregon që nëse pini një gotë verë në ditë, shanset për t’u dobësuar janë më të madha. Kujdes! Mund të ndodhë e kundërta nëse pini më shumë.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment