Deshe një ide për darkë? Bëj kulaç në tigan

Deshe një ide për darkë? Bëj kulaç në tigan

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 1 gotë kos
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle sodë bukë
  • 3 vezë mesatare
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1/2 gotë ujë

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtoni miellin. Hapni një vrimë në mes dhe shtoni vezët, sodën, kripën.

2

Tani shtoni kosin, ujin dhe punojeni mirë brumin.

3

Sapo brumi të jetë lidhur pak shtoni vajin e ullirit.

4

Punojeni sërish brumin derisa të bëhet një masë homogjene.

5

E mbuloni me një peshqir dhe e lini mënjanë për të paktën 30 minuta- 1 orë.

6

Pas kësaj formoni disa kulaç të vegjël rrumbullakë dhe i vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj ulliri.

7

Tigani duhet të jetë mundësisht i sheshtë dhe nuk është nevoja për shumë vaj. Pasi t'i keni skuqur të gjitha, i vendosni në një pjatë dhe mund t'i shijoni sipas dëshirës me djathë, reçel apo diçka tjetër.

Lini një koment