Cupcake të shijshëm me krem pastiçerie. Goja lëng!

Cupcake të shijshëm me krem pastiçerie. Goja lëng!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat praktike dhe me shije vaniljeje, atëherë duhet ta bëni këtë recetë menjëherë!

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji kripë
  • 168 gjalpë pa kripë
  • 138 gram sheqer
  • 3 vezë
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 filxhan qumësht
  • Për kremin në sipërfaqe:
  • 1 filxhan me gjalpë pa kripë
  • 384 kremi pluhur pasticerie
  • 1 lugë gjelle eksrakt vaniljeje
  • 1 filxhan me qumësht

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Në një enë trazoni bashkë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.

2

Shtoni gjalpin, sheqerin dhe i rrihni me një rrahës elektrik deri të bëhet një masë kremoze.

3

Shtoni vezët dhe i përzieni derisa përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.

4

Shtoni vaniljen, qumështin dhe vazhdoni t’i përzieni.

5

Merrni format specifike për këto ëmbëlsira dhe mbushni secilën hapsirë me masën që përgatitët. I fusni në furrë për 16-18 minuta.

6

Për mbushjen rrihni në një enë gjalpin, kremin pluhur, qumështin dhe vaniljen. Masa duhet të bëhet kremoze. Përpara se t’i vendosni sipër mbushjen, cupcaket duhet të jenë ftohur plotësisht.

7

Mbushni secilën cupcake sipër, me ndihmën e një qese kuzhine. Gati për t’i ngrënë?

Lini një koment